Po parkonte makinën, 31-vjeçarja në Korçë i jep gaz mjetit dhe përfundon në trotuar, plagos këmbësorin! Shoqërohet në polici (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë tek këmbimi valutor në Korçë.

Një 31-vjeçare cila drejtonte mjetin 'Tip Benz' teksa ishte duke parkuar i ka dhënë gaz automjetit duke përfunduar mbi trotuar.

Si pasojë ka mbetur i lënduar një person i cili ishte duke kaluar në trotuar dhe ka pësuar dëmtime të shumta në këmbë. I lënduari po transportohet drejt spitalit ushtarak, për shkak të dëmtimeve të rënda në këmbë.

Ai është transportuar drejt Spitalit Ushtarak, për shkak të dëmtimeve të shumta. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.

'Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip "Benz" të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.'- njofton policia.

1623828723_korce.jpg

1623829941_KORCA2.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës