Po pastronte armën e gjahut, korçari plagos gruan në shtëpi

Po pastronte armën e gjahut, korçari plagos gruan në shtëpi

Një grua është plagosur aksidentalisht nga bashkëshorti i saj, teksa ky i fundit po pastronte armën e gjahut. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht, të rrethit të Devollit, ku e plagosur ka mbetur shtetasja Liza Bregu. Gruaja ka marrë dëmtime në këmbë, ndërsa ka qenë vetë bashkëshorti i saj që e ka transportuar në Spitalin e Korçës.

Informacion paraprak
Më datë 09.04.2018, rreth orës 12:05, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës. ka mberritur e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, e plagosur në këmbë me armë gjahu shtetasja L.B, 39 vjeçe, banuese në fshatin Hoçisht, Devoll.

Nga të dhënat e para, dyshohet se kjo shtetase është plagosur aksidentalisht në banesë, në momentin kur bashkëshorti, shtetasi P. B, rreth 50 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut.

Shtetasja L.B, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja