Jonida Shehu është përgatitur për sezonin e ri të rikthimit në ekran dhe për këtë është kujdesur të ketë një pamje të re.

“Rikthimi ne pune pas pushimeve ka edhe kenaqesite e veta. Dhe une me zor e kam pritur postimin e fotos me floket gjithe shkelqim e nuanca te mrekullueshme”, ka shkruar ajo krahas fotos ku tregon ndryshimin që ka bërë.

Por një prej ndjekësve të saj i ka bërë një komënt, që Jonida e ka marë me sportivitet.

Ok për flokun e kuptuam, po për gjoksin drras ç’a do bësh ti”, i ka shkruar ndjekësi, ndërkohë që  moderatorja e ka marrë me të qeshur duke i thënë: “Do filloj të vras mendjen tani. Më fute në mendime.” Pas përgjigjes së moderatores, ndjekësi ka replikuar sërish duke e quajtur ‘yll’.