Berisha kërkon ndihmën e mbështetësve për t’u mbrojtur, Baçi: Do përdorim të gjitha format e protestave që lejon ligji! S'jemi kundër hetimit, por të zbatohet procedura

Në betejën me SPAK dhe GJKKO që e akuzojnë për korrupsion për aferën e ish-kompleksit Partizani, Sali Berisha duket se do të përdorë si mburojë ata që e mbështesin, demokratët e Rithemelimit.

Nesër mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit deputeti i PD Luan Baci i ftuar në “Frontline” në Report Tv tha se do të diskutohet për përshkallëzimin e aksionit të opozitës.

“Do diskutohet për aksionin politik të PD. Do jemi në përshkallëzim të aksionit tonë.”

“Armë mund të quhet dhe fjala e fortë, është armë e fortë.Takimi me njerëzit zbritja në terren, në këtë prizëm mund të përdorësh në mënyrë metaforike shumë fraza dhe fjalë. Do jenë të disponueshme të gjitha format dhe llojet e protestave që lejon ligji", shtoi Baçi.

Baçi nuk përjashtoi as mundësinë për të bllokuar seancën plenare që do të zhvillohet të hënën.

“Më solle në një pikë që doja të diskutoja. Do shkojmë me datë 30 në parlament. Unë me llogaritë që bëj, pavarësisht se përjashtimi është i padrejtë. Në 30 tetor më takon të futem në parlament, do shkoj, nëse garda më ndalon do ndalem se s’kam ndërmend të bëj luftë me gardën. Demokratët dhe PD po përdor Berishën, sepse është lideri ynë me reputacion. PD po shpëton duke pasur në krye Berishën, sepse përndryshe do ishim shkërmoqur”.

Ai shprehet i bindur se nesër do të marrin edhe mbështetjen e Gaz Bardhit dhe mbështetësve të tij.

“Nesër besoj se do kemi mbështetje të zotit Bardhi. Qëndrimi që ka Bardhi është qëndrim i drejtë. Nuk jemi kundër hetimit, ne jemi për zbatim të procedurës. Të vazhdojë hetimi për këdo deputet të opozitës.”

Masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim të daljes jashtë vendit për Berishën, Baçi e quan një goditje me regji.

 “Kjo nuk është goditja e parë për Berishën. Nuk është goditje për Berishën por për opozitën. Ne ndaj rezistojmë që të mos shkelet kushtetuta që SPAK pastaj të mos bëjë gjueti shtrigash. Kur kërkon të kufizojë dhe të heqë lirinë e një deputeti që e mbron kushtetuta direkt, atëherë çfarë pret. Patjetër që reagimi kështu do të jetë kur i shkelet të drejtat. Për të shfokusuar vëmendjen nga aksioni i opozitës nxorën urdhrin e SPAK. Dhëndrin e Berishës mund ta thërriste SPAK me telefon që të paraqitej aty. Por e arrestuan në Rinas, e dërguan në mendje”.

Gazetarja Jonida Shehu deklaroi se Berisha dëshiron ta përdorë elektoratin në përgjigjen ndaj vendimit të Gjykatës, por nuk është e sigurt sa e ka mbështetjen e tyre.

“Berisha do ta përdorë elektoratin, por ai ka dyshime nëse elektorati është aty dhe po e ndjek. Po ta dëgjosh me vëmendje janë detaje të vogla cic mice vogëlsira.”

Analisti Sami Neza tha se masa e sigurisë për Berishën për aferën e Partizanit ka dekurajuar edhe opozitarët.

“Kjo është gjë e mirë që SPAK po heton. Ta përdorë si standard. Nuk është ndonjë çudi  e madhe që lideri i opozitës të jetë në proces hetimor. Kjo mos të merret si ndëshkim. Kjo nuk duhet t’i dekurajojë opozitarët demokratët. Unë shof që ka njëfarë dekurajimi”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:06
Luan Baçi në Report Tv: Para 3 muajsh kam qenë në SPAK për një deklarim, më thirrën për një denoncim ndaj meje për fshehje pasurie

Deputeti i PD Luan Baçi, mbështetës i Sali Berishës ka treguar sot në emisionin “Frontline” në Report Tv se para 3 muajsh është paraqitur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me një denoncim që ishte bërë ndaj tij, përmes të cilit akuzohej për fshehje të pasurisë.

“Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë në telefon një oficer i SPAK dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua nga një patronazhist nga Fieri, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat. Ka nja dy tre tre katër mua... SPAK kishte marrë denoncimin, kishte marrë dokumentacionin e hapi dosjen dhe mori deklarimin nga unë. Më tha sa prona ke, i  thashë kam këtë këtë... Jo po të më nxirrnin urdhër paraqitu, se nuk do veja nëse do ishte në atë formë. Ka procedurë ligjore", tha Baçi ndërsa po fliste për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës