Të dhënat e përgjuara nga PS? Andi Bejtja si shalqi me provë në alibinë e fundit të PD-së para humbjes në zgjedhje

Të dhënat e përgjuara nga PS? Andi Bejtja si shalqi me provë në alibinë e fundit të PD-së para humbjes në zgjedhje

Tani që duken të bindur se "shumica dërmuese që mezi pret emërimin e Luzlim Bashës si kryeministër" ishte thjesht një imagjinatë, udhëheqësit e Partisë Demokratike vazhdimisht po kërkojnë një alibi që justifikon humbjen e tyre të mundshme elektorale pas 25 prillit. '' Zbulimi '' i fundit është një bazë të dhënash hipotetike në duart e Partisë Socialiste që përmban emrat e votuesve të Tiranës, të integruara me preferencat (e pretenduara) politike të disa prej tyre dhe me anetarsinë e partisë. Në të dhënat që përmban dhe publikon PD nuk ka asnjë informacion sekret ose që është ekskluziv për Partinë Socialiste.

Për shembull, numrat e telefonit janë në dispozicion për të gjitha kompanitë telefonike dhe gjithashtu të disponueshëm në internet ose në aplikacione në  mobile; Numrat e kartave të identitetit janë në dispozicion për zyrën e regjistrit, postën, policinë, zyrën e prokurorisë dhe shumë institucione të tjera, duke përfshirë sekserin e LSI-së të kapur në Pukë me një listë me 27 emra të votuesve të kompletuar me numrin e kartave te identitetit dhe me një paketë parash të gatshme për të shpërndarë . Numrat e QV-ve janë në dispozicion të KQZ (qe e boton në faqen në internet të hapur për të gjithë), ndërsa data e lindjes dhe dhe atesia janë në dispozicion jo vetëm për të gjitha institucionet kryesore në vend, por edhe për shumë redaksi që kanë pasur ne kompjuterët e tyre prej vitesh  listat anagrafike të gjithë shtetasve shqiptarë.

Si mund të ndikojë konkretisht pastaj në rezultatin e zgjedhjeve kjo bazë e të dhënave "skandaloze", e cila në të vërtetë nuk është ekskluzive vetëm e Partisë Socialiste, PD nuk e shpjegon.

Në fakt, duke parë në detaje në bazën e të dhënave e "zbuluara" nga Partia Demokratike, kuptohet se sa i gabuar ose shumë i vjetër është informacioni që përmban. Kështu rezulton, ndër të tjera, që gazetari Andi Bejtia është i shënuar si ''mbështetës i partisë socialiste, i punesuar në Agon Channel'' (televizion i mbyllur që nga viti 2015), ku ai ishte kryeredaktor. Informacion i padobishëm për zgjedhjet e ardhshme, por që do të kishte qenë i dobishëm për qeverinë në arbitrazhin ndërkombëtar kundër Becchettit, i cili pretendoi se ishte përndjekur nga Edi Rama për linjën e tij kritike editoriale. Arbitrazhi i humbur eshte ne fakt një tjetër armë e përdorur nga opozita për të goditur qeverinë dhe për t'i kërkuar votuesve ta dërgojnë në shtëpi. Tani baza e të dhënave, e cila sipas PD është një armë e re ilegjitime në duart e qeverisë, tregon në të kundërtën se kyeredaktori i zgjedhur nga pronari per të drejtuar linjën editoriale te Agon Channel ishtë në fakt një simpatizant i qeverisë socialiste. Pra, opozita duhet të vendosë: ose arbitrazhi ishte një mashtrim që dënoi padrejtësisht Shqipërinë. Ose mashtrimi është historia e kësaj baze të dhënash e cila nuk ka asnjë vlerë praktike, duke përmbajtur informacion të gabuar.

xy//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare