Kryeministri Edi Rama, nga sheshi “Skënderbej”, thotë se po përgatitur për të mikpritur Samitin e Komunitetit Politik më 16 maj, si edhe eventin Giro d’Italia. Duke u ndalur te Giro d’Italia, kreu i qeverisë tha se është i lumtur që për tre ditë Shqipëria do të tregojë shkëlqimin e saj në sytë e të gjtihë botës.
“Ja këtu në Sheshin Skënderbej ku nga njëra anë po përgatitemi për të mikpritur gjithë Evropën me 16 maj, ndërkohë nga ana tjetër po përfundojmë përgatitjen e madhe për Giro d’Italia pas 48 orësh, një event fantastik për 200 televizione në mbarë botën që do të shfaqë Shqipërinë Evropën e Ballkanit. Dhe jam shumë i lumtur që në tre ditë me radhë, Shqipëria do të tregojë gjithë shkëlqimin e vet në sytë e mbarë botës dhe nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë të të gjithë moshave, sidomos fëmijët do të shijojnë xhiron legjendare të Italisë këtu në tokën tonë”, shprehet kryeministri.
Gara e famshme e çiklizmit do të mbahet në datat 9-11maj. Këtë të mërkurë, në orën 18:30, 23 skuadrat pjesëmarrëse do të prezantojnë çiklistët e tyre në "Sheshin Skënderbej".
Komente








