‘Po përhap lajme pro Hamasit’, Izraeli kërkon mbylljen e televizionit arab ‘AL JAZEERA’

‘Po përhap lajme pro Hamasit’, Izraeli kërkon mbylljen e televizionit arab ‘AL JAZEERA’

Gazetarja e vrarë e Al Jazeera Shireen e varur në mur, ndërsa një kolege e saj punon brenda zyrës së kanalit të lajmeve 

Ministri i Komunikimit i Izraelit tha se po kërkon miratimin e kabinetit për të mbyllur zyrën e rrjetit televiziv arab "Al Jazzera" në vendin e tij, pasi sipas tij po përhap lajme pro-Hamasit.

Propozimi për mbylljen e Al Jazeera ishte verifikuar nga zyrtarët izraelitë të sigurisë dhe po verifikohej nga ekspertë ligjorë, tha Shloma Karhi, duke shtuar se ai do ta sjellë atë në kabinet më vonë gjatë ditës.

"Ky është një stacion që nxit, ky është një stacion që filmon trupat në zonat e grumbullimit (jashtë Gazës) që nxit urrejtje kundër qytetarëve të Izraelit, një zëdhënës propagande," tha Karhi Radios së Ushtrisë së Izraelit.

“Është e pandërgjegjshme që mesazhi i zëdhënësve të Hamasit kalon nëpër këtë stacion,” tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli përplasje në kufirin me Libanin! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë Hamasin! Spitalet në Gaza: Mijëra pacientë mund të vdesin për mungesë furnizimesh


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja