Dy persona janë plagosur në Sarandë me dinamit artizanal në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës, ku dy të plagosurit po peshkonin me lëndën plasëse që edhe i plagosi.
Të plagosurit janë, R. Llanaj 46 vjec dhe Manthjo Gunella 59 vjec. Peshkatarët janë transportuar menjëherë drejt spitali për shkak të plagëve të marra prej përhapjes së guralecëve të lumit nga shpërthimi i dinamitit. Ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ndaj tyre policia ka bërë procedim penal për veprëën 'Peshkim i Ndaluar'.
Njofitmi i plotë i policisë:
"Policia ka proceduar penalisht dy shtetasit R.Ll dhe M.G., 45 dhe 58 vjeç, me banim në Sarandë. Shërbimet e Policisë Sarandë kanë filluar procedimin penal kundrejt tyre, pasi ditën e djeshme këta shtetas kanë qenë duke ushtruar peshkim të ndaluar me lëndë artizanale shpërthyese (helmuese) në Liqenin e Butrintit. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit në fjalë. Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale "Peshkim i ndaluar"
EMRAT/ Po peshkonin me dinamit në lum/ Plagosen dy persona në Sarandë, policia i procedon penalisht
Komento
Fundërrinat!
Përgjigju