Foto ilustruese

Agron Metushi që u vra në orët e para të mëngjesit në Vaun e Dejës dhe i dyshuari për vrasjen, Alfons Palushani njiheshin me njëri tjetrin. Report Tv mëson se viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.

Përpara ngjarjes, ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në kafenenë e fshatit ku kanë debatuar me njëri tjetrin. Autori, banor i zonës ka marrë armën pranë lokalit në banesën e tij dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit duke e lënë të vdekur Agron Metushin.


Lajmi kryesor:

Vrasje në Vaun e Dejës, 37-vjeçari vret me breshëri kallashnikovi 51-vjeçarin pas një sherri në lokal! Pinë alkool deri në 3 të mëngjesit