SHKODËR- Një 51-vjeçar ka mbetur i vdekur orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sherri në Vaun e Dejës që çoi deri në përdorimin e armës. Agron Metushi, 51-vjeç është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një 37-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës. Metushi dhe autori i dyshuar Alfons Palushani njiheshin me njëri-tjetrin prej kohësh. Ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në lokalin e fshatit. Për motive që nuk dihen, ata kanë debatuar me njëri-tjetrin. Më pas autori ka marrë armën pranë lokalit në banesën e tij dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit duke e lënë të vdekur 51-vjeçarin. Report Tv mëson se viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.

Ndërkohë, 37-vjeçari pasi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Metushin është larguar nga vendi i ngjarjes. Uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:37
Xhami i thyer në lokal nga breshëria e kallashnikovit, dalin pamjet nga vendi ku u vra 51-vjeçari në Vaun e Dejës

 

51-vjeçari Agron Metushi u qëlluar për vdekje në Vaun e Dejës. Ngjarja ka ndodhur në lokalin që Report Tv sjell me video. Autori Alfons Palushani ka qëlluar drejt 51-vjeçarit duke e lënë atë të vdekur. Në pamje shihet edhe xhami i thyer në lokal nga breshëria e kallashnikovit.

Ora 08:08
Po pinte alkool bashkë me autorin deri në 3 të mëngjesit, si u vra 51-vjeçari në Vaun e Dejës

Foto ilustruese

Agron Metushi që u vra në orët e para të mëngjesit në Vaun e Dejës dhe i dyshuari për vrasjen, Alfons Palushani njiheshin me njëri tjetrin. Report Tv mëson se viktima ishte tregtar në zonën e Shelqetit.

Përpara ngjarjes, ata kanë qenë së bashku duke pirë alkool deri në 3 të mëngjesit në kafenenë e fshatit ku kanë debatuar me njëri tjetrin. Autori, banor i zonës ka marrë armën pranë lokalit në banesën e tij dhe ka qëlluar në oborrin e lokalit duke e lënë të vdekur Agron Metushin.

Ora 07:24
Vrasja në Shkodër, ja kush janë viktima dhe autori (EMRAT)

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar orët e para të mëngjesit. Report Tv mëson se viktimë ka mbetur Agron Metushi, 51 vjeç, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi nga Alfons Palushani, 37 vjeç.