‘Po punojmë në kushte çnjerëzore’, gardianët e burgjeve paralajmërojnë ‘bojkot’: Turnet e dyta s’do japin shërbim për 1-3 orë në shenje proteste

TIRANË- Sindikata e Shërbimeve Policore ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ndërpresin dhënien e shërbimit për disa orë, në shenjë proteste pasi thonë se po punojnë në kushte çnjerëzore. Duke qenë se me ligj iu ndalohet bojkoti ose greva për shkak se cenohet siguria kombëtare, kreu i kësaj sindikate, Valentin Macaj ka treguar me detaje hapin e tyre të radhës, pasi thonë se nuk janë dëgjuar nga autoritetet.

“Në ditët në vijim është mos marrja e shërbimit në institucione, do jenë 10 institucione që turnet e dyta nuk do marrin shërbimin 1-3 orë, me mirëkuptim asgjë që nuk shkakton, se dhe ato që do jenë në shërbim do e bëjnë punën do rrinë 15 orë në punë se po protestohet për të drejtat e tyre, jo bojkot pune, po vonesë e marrjes së turnit të shërbimit. Jo greva, se nuk lejohet, greva është ta braktisësh, ato do jenë në dyert e institucionit në shenjë proteste”, sqaroi Kreu i kësaj sindikate, Valentin Macaj.

Macaj ka listuar një sërë arsyesh përse kanë dalë në protestë, mes tyre mungesa e transportit, e mos trajtimit ushqimor, problemet me pagat. Ai drejton gishtin nga ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, nga kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes së Policisë, ku tha se policët janë kërcënuar që të mos marrin pjesë në protestë. Ata kërkojnë 20% rritje page, rikthimin e pagesës për ditët e fundjavës, madje thotë se edhe uniformat do duhet t’i blejnë vetë në dyqan, pasi nuk i marrin nga shteti.

“Shteti i preu në besë 3600 punonjës të policisë së shtetit. Se ministri i Drejtësisë garantoi se me 1 korrik merr fund problemi i pagave, uniformave, trajtimi ushqimor, transporti. Pritëm 1 korrikun dhe sot jemi 17 gusht. Këto ditë pasi kishim lajmëruar protestën, një presion i paparë nga SHCBA, nga drejtori i policisë, nga gestapo i ministrit, i kanë kthyer nga pushime, nga turni tretë i ka futur në turn të parë që të jenë në punë. Kushtet çnjerëzore, ne kemi kërkuar 6 orëshin nga 8 që e kishin, tani punojnë 12 orë në ditë, pa tualet, pa ujë, pa vakt ushqimor dhe më qeni ju që mund të rrijë 12 orë edhe në zyrë pa pas ujë, ushqim. Demotivimi, po ikin punonjësit e policisë. Duhet të ishin 3099. Janë 3000 kanë lënë punën për shkak të kushteve, 172 kanë ndërruar shërbimin që të mos vijnë në protestë. Tjetër arsye është vdekjet nga infarkti, sëmundjet e rënda të policëve dhe shteti s’ka marrë asnjë masë”, tregon ai.

Protesta në këtë datë nuk ka qenë rastësi dhe për këtë jep edhe simbolikës.

“Më 17 gusht të vitit 1949, ndodhi masakra e Qafë Valmirit. Diktatura bëri krimin më çnjerëzor duke pushkatuar dhjetë njerëz elite dhe varën 4 të tjerë, madje kur ranë gropën e hapur nga ushtria e policia thërritën “na vrisni se jemi gjallë”, sot jemi në të njëjtat kushte. Pra, nipërit, bijtë e etërve xhelatë po diskriminojnë policët”, tha ai.

Macaj tregon një rast ku thotë se punonjës policie janë të pambrojtur.

“Para disa ditësh një punonjësi të policisë ia thye dhëmbët i burgosuri. Ku të mbrohet ai? Ai punon tani i trembur, më ka thënë ‘do lej detyrën jam i pambrojtur’. Është tragji-komike se si punonjës policisë blen armë lodër”, u shpreh Macaj.

Ai shton se të gjitha hapat zyrtare janë ezauruar, dhe i radhës do të jetë një konferencë në Bruksel, ku do të tregohen kushtet çnjerëzore sipas tij, në të cilën po punojnë.

“Hapat janë ezauruar të gjitha me takime, shkresa e peticionet. Do organizojmë një konferencë në Bruksel për të denoncuar me prova gjendjen e mjerueshme të sistemi të dhe abuzimit”, përfundoi Macaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:18
Macaj: Gardianët e burgjeve janë të pambrojtur, mbajnë pistoleta lodër jashtë shërbimit që të ndihen të sigurt

 

Kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, Valentin Macaj ka denoncuar se policët e burgjeve janë të pambrojtur, Ai ka deklaruar se di raste se si gardianë burgu mbajnë pistoleta lodër me vete, jashtë shërbimi, me qëllim që të ndihen të sigurt.

“Para disa ditësh një punonjësi të policisë ia thye dhëmbët i burgosuri. Ku të mbrohet ai? Ai punon tani i trembur, më ka thënë ‘do lej detyrën jam i pambrojtur’. Është tragji-komike se si punonjës policisë blen armë lodër”, u shpreh Macaj.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 18/08/2022 06:21

    Pershendetje, para pak ditësh sistemi i Burgjeve u njoftua per marrjen e uniformave te reja, po ashtu dhe e dizenjuar profesionalisht dhe me një standart ndryshe nga më parë. Vlersoni punen dhe përpjekjet e përditshme qe bëhen nga D.Burgjeve he eproret vizionar qe na drejtojnë.Negativiteti dhe qefmbetiet personale nuk janë kjo pasqyra e Burgjeve. Eshte e lehte te komentosh per hallet e policisë, se po te mungon mishi e rakia ne mbledhiet e sindikatës qe bëheshin deri dje????

    Përgjigju
  • Fjfj: 17/08/2022 13:52

    Lideri do sjelle turqe qe te ju zevendesojne si per kontrolloret e Rinasit.

    Përgjigju
    • BENI: 18/08/2022 06:20

      Pershendetje, para pak ditësh sistemi i Burgjeve u njoftua per marrjen e uniformave te reja, po ashtu dhe e dizenjuar profesionalisht dhe me një standart ndryshe nga më parë. Vlersoni punen dhe përpjekjet e përditshme qe bëhen nga D.Burgjeve he eproret vizionar qe na drejtojnë.Negativiteti dhe qefmbetiet personale nuk janë kjo pasqyra e Burgjeve. Eshte e lehte te komentosh per hallet e policisë, se po te mungon mishi e rakia ne mbledhiet e sindikatës qe bëheshin deri dje????

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët