Një 60-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike teksa po punonte për ndërtimin e stadiumit të ekipit grek të AEK, në Athinë. Sipas mediave greke ngjarja e rëndë është shënuar  pasditen e së mërkurës, në zonën Nea Filadelfia të kryeqytetit helen, kur 60-vjeçari shqiptar Koço Çapollari po punonte në një skelë kur ra nga një lartësi prej 10 m duke gjetur vdekjen .

Mësohet se puna në stadiumin AEK u ndërpre  menjëherë pas incidentit tragjik, ndërsa 60 vjeçari shqiptar u dërgua menjëherë në spital po pa arritur  të mbijetonte .

Gjithashtu bëhet e ditur se trupi i shqiptarit  është  dërguar në morgun e Athinës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa policia ndaloi përgjegjësin e kantierit. Ndërkohë shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar ndërsa  ekipi i klub grek i futbollit  AEK me qendër në Nea Filadelfia ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit dhe u zotua se do të mbështesë ekonomikisht familjen.