Një elektricist 54-vjeçar që po punonte në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike pas stuhisë së furishme të një nate më parë, ka ndërruar jetë.
Bashkim Boçi, i cili banonte në Elbasan, ishte pjesë e grupeve të gatishmërisë për sezonin turistik. Sipas burimeve nga OSHEE, dyshohet se ai ka rënë nga shtylla elektrike.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 03:40, në Qendrën Shëndetësore Himarë është dërguar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sezonal i OSHEE-së.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi B.B, gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit, Himarë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Lajmi kryesor:
Stuhia në Himarë, elektricisti 54-vjeçar humb jetën gjatë punës! Reagon Karakaçi: Mirënjohje për kontributin! 3 të lënduar në Sarandë (EMRI + VIDEO)









