Një punonjës i OSHEE në Himarë ka ndërruar jetë ndërsa ishte në punë për rikthimin e energjisë pas stuhisë. Elektricisti 54-vjeçar Bashkim Boçi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Nga stuhia e furishme e një nate më parë kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërsa 3 prej tyre kanë marrë ndihmë në spital. Mësohet se ata janë plagosur nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe në degët e stadiumit.
Një prej tyre është goditur nga degët e një peme ndërsa ecte me motor.
Gjatë natës janë hequr të gjitha pemët e rrëzuara. Disa zona kanë pasur probleme me energjinë elektrike.
Një elektricist 54-vjeçar që po punonte në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike pas stuhisë së furishme të një nate më parë, ka ndërruar jetë. Bashkim Boçi, punonjës i OSHEE që banonte në Elbasan, ra në kontakt me korrentin.
Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit. Boçi,i cili banonte në Elbasan, ishte pjesë e grupeve të gatishmërisë për sezonin turistik.
Komente









