'Po puthej me një tjetër...', Dua Lipa tregon detajet e takimit të saj të parë

'Po puthej me një tjetër...', Dua Lipa tregon detajet e takimit të saj të parë

Dua Lipa

Dua Lipa ka ndarë së fundmi në një emision britanik radiofonik detajet e takimit të saj të parë.

 “Ishte takimi i parë dhe ai më çoi në një festë. Më pas shkuam në zonën e duhanpirësve dhe ai nisi të puthej me një vajzë tjetër. Ishte shumë qesharake. Ajo zonë ishte mjaft e ngushtë dhe ishim vetëm unë, ai dhe ajo vajza.

Unë thjesht po e shihja teksa e puthte dhe po mendoja: Po ndodh vërtetë? Më pas thashë: Ok, në rregull, dikush të më sjellë xhaketën. Kështu, mora xhaketën time dhe ika”, është shprehur Dua.

Paska qenë ekspreiencë e keqe për Duan, por  ka treguar karakterin e saj të fortë prej shqiptareje.

Aktualisht këngëtarja me origjinë shqiptare është në një lidhje me Anwarin, vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën