Po shkëmbenin drogë në një lokal në Durrës, arrestohet 3 persona në flagrancë! Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike dhe 33 fishekë (Emrat)

Po shkëmbenin drogë në një lokal në Durrës, arrestohet 3 persona në flagrancë! Sekuestrohet 1 kg lëndë narkotike dhe 33 fishekë (Emrat)

Te sekuestruara gjate operacionit

Arrestohen në flagrancë 3 persona në Durrës të cilët janë kapur në flagrancë duke shitur drogë në lagjen numër 13 në plazh.

Të arrestuarit janë Aleksandër Gumeni 42 vjeç, Antonjo Ndoja 34 vjeç dhe Frenkli Domi, 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, këta tre persona duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilat janë sekuestruar.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në shtëpinë e personit A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni "Pure drugs". 

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen rreth 1 kg lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të punës për goditjen  e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Pure drugs", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë. 

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve A. G., A. N., F. D. dhe sekuestrimi i lëndës narkotike dhe fishekëve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e municionit luftarak" kryer në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë