Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”

Pronat po kushtojnë më shumë se vjet, madje janë në vlerat më të larta historike. Edhe pse janë shitur më pak prona se në 2023, shtrenjtimi nuk ka të ndalur, pasi vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 2024, çmimet e apartamenteve në rang kombëtar u rritën me 16.9%.

Vetëm në Tiranë, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë rezulton se çmimet janë rritur me 23.5%, krahasuar me fundin e 2023-shit, por janë në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Apartamentet e blera në zonat e shtrenjta të Tiranës kanë ndikuar më së shumti në indeksin e çmimeve të pronave në tërësi thuhet në vrojtim.

“Ecuria e indeksit është përcaktuar kryesisht nga çmimet më të rritura të raportuara sidomos për zonat qendrore të kryeqytetit; ato në qytetet bregdetare dhe në zonat e tjera nuk kanë paraqitur ndryshime të rëndësishme”, thotë Banka.

Për shkak të çmimeve të kripura të qendrës, shumica e pronave të blera në Tiranë janë në periferi ose jashtë qytetit. 35% e pronave të shitura ishin në zonat e preferuara brenda qytetit, 43% ishin në periferi dhe 22% ishin ndërtesa janë qytetit.

Por ky shtrenjtim pritet të vijojë, pasi 71% e agjentëve të pyetur presin që çmimet të jenë në këtë nivel, dhe 26% presin rritje të fortë. Si rezultat i çmimeve të larta të pronave, qytetarët po dynden në kredi, pasi vetëm në 7 muajt e këtij viti kanë marrë 31.6 miliardë lekë hua për blerje banese, që është rekord historik.

“Rreth 53% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 65% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës”, thotë Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë një pronë në bregdet po shitet më shpejt se në kryeqytet. Agjentët kanë raportuar se në Tiranë duhen mesatarisht 9.7 muaj për të shitur një pronë, kurse në zonat bregdetare duhen vetëm 5.9 muaj.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar