VIDEO/Po shpërndanin kokainë, policia shtrin në tokë 4 trafikantët, ja momenti i arrestimit

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës. Policia e kryeqytetit ka shpërndarë edhe pamjet filmike nga momenti i arrestimit. Katër të rinjtë po shkëmbenin kokainën te Fusha e Aviacionit në momentin e arrestimit.

Siç duket edhe nga pamjet, policia ka ndërhyrë për arrestimin e katër personave në momentin që ata ishin takuar për shpërndarjen e lëndës narkotike. Blutë kanë shtrirë në tokë katër të arrestuarit, Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë, Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë, Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë, Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë. 

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

Më datë 07.05.2018, rreth orës 18:00, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :

- Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, banues në Tiranë

- Flobenc Kurti, 30 vjeç, banues në Tiranë

- Artur Nikoçi, 23 vjeç, banues në Tiranë

- Muharrem Bakalli, 38 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila pas matjes në peshore elektronike rezultoi e peshës 217 gramë

- automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”

- 4 aparate celularë

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Në punë të detyruar të lidhur me zinxhirë: 08/05/2018 10:30

    Tani gjith kohën e dënimit në burg ta shlyejnë duke punuar në punë të detyruar atje ku atdheu ka nevojë.

    Përgjigju
    • Lili: 08/05/2018 13:10

      Po mor biribxhaxhit enver ashtu doni ju te partis ti shikoni njerzit do ta shlyejn te gruaja jote

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë