Po shkonin në Selanik për të ndjekur live takimin e Ramës me diasporën, gazetarët shqiptarë bllokohen për 3 orë në Kapshticë nga pala greke

Po shkonin në Selanik për të ndjekur live takimin e Ramës me diasporën, gazetarët shqiptarë bllokohen për 3 orë në Kapshticë nga pala greke

Një prej mediave në pikën kufitare të Kapshticës

Ditën e sotme dy grupe gazetarësh të dy mediave janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës për rreth 3 orë nga pala greke.

Dy grupet e gazetarëve kishin me vete dhe grupet e xhirimit dhe pala greke nuk ka lejuar vazhdimin më tej të tyre për në territorin grek, teksa iu mbajtën pasaportat dhe iu thuhej gazetarëve se duhej një autorizim nga Ministria e Jashtme greke.

Sipas palës greke grupet e xhirimit dhe gazetarëve duhej të kishin me vete një leje të posaçme sepse synonin të përdornin një furgon të pajisur transmetimi  të drejtpërdrejtë.

Grupet e xhirimit dhe gazetarëve ishin drejtuar për në Selanik, aty ku nesër në Porto Palace kryeministri Rama do të mbajë turin e radhës me diasporën shqiptare.

Pas 3 orësh pritjeje, pala grek u ka kthyer pasaportat gazetarëve shqiptarë duke i lejuar të futen në Greqi.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 03/11/2024 09:57

    Kjo duhet të jetë reciproke MOS I LEJONI GAZETARËT GREK TË HYJNË NË SHQIPËRI....

    Përgjigju
    • Delinquenti: 03/11/2024 11:43

      Nuk po del pra nji ta boj se do ishte gjeja me e llogjikshme po kjo tregon qe sjemi gati akoma shpresoj sa me shpejt

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK