Rreth tre orë pas postimit të së dashurës së Izet Haxhisë, Erjona P. në profilin e Facebook-ut të ish-bodigardit të Berishës është mbyllur llogaria e tij në rrjetin social. Nuk dihen arsyet nëse e ka mbyllur llogarinë vetë apo e kanë hakuar, ndërsa në statusin e fundit, Erjona P. ndër të tjera shprehej se ‘Po shkruaj nga koka ime, pa leje’. Llogaria në Facebook e Izet Haxhisë pas ekstradimit në Shqipëri menaxhohej nga e dashura e tij.
Erjona P. deklaroi ne statusin e fundit sot pasdite se Izeti është tërhequr nga beteja e tij, vetëm për ta mbrojtur. Erjona ka frikë se mund ta vrasin fizikisht edhe atë, por shton se nuk do t’ia dalin. Erjona shkruan ndër të tjera se është stërmbesa e At Stath Melanit, ndërsa zbulon se vuan nga kanceri dhe se do i nënshtrohet një operacioni.

Llogaria ne Facebook e Izet Haxhise

Lajmi kryesor:
Kërcënimet/ Flet e dashura e ish-truprojës së Berishës: Izeti u tërhoq për të më mbrojtur mua, unë jo
/Shqiptarja.com
