'Po shkruaj nga një kënd i qelisë nr.6', Ervin Salianji: Një hap më shumë drejt Brukselit, melhelm për Shqipërinë

'Po shkruaj nga një kënd i qelisë nr.6', Ervin Salianji: Një hap më shumë drejt Brukselit, melhelm për Shqipërinë

Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk ka ngurruar t’i kushtojë disa rreshta zhvillimeve të fundit të politikës, ku Shqipëria ka çelur kapitullin e parë për integrimin në Bashkimin Europian.

Salianji është ulur duke shkruar disa rreshta nga një kënd i qelisë nr.6 siç ai vetë e thekson, teksa shprehet se lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri

Letra e plotë e Ervin Salianjit:

Kënd nga qelia nr.6- Për Shqipërinë në BE.

Lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin  e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është  pozitiv,  në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara. Mundet që ndokush nuk e përjeton të tillë, sepse ndërsa duket se këtu po bëhen hapa pas, kur janë vënë në dyshim parime dhe vlera, liri e të drejta që u arritën para 34 viteve me rrëzimin e regjimit komunist, edhe kur shihet se sundimi i qeverisë dhe kontrolli i institucioneve nga një dorë është fakt dhe shfaqet në gjithë përmasat e tij si e kundërta e Europës, hapen negociatat. E pra sërish e gjithmonë zgjidhja e vetme është; më shumë Europë.

Ka idealistë që me të drejtë shqetësohen me paradoksin se si disa zyrtarë të Brukselit mbështesin autokratin e korruptuar. Por, serish e ne çdo rast, më shumë Europë, është melhemi për plagën tonë. Sa më afër BE-së, aq më i madh ekspozimi i qeverisjes së keqe, aq më e dukshme fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë.

Ai ka për t’i marrë nderet e rastit, fotot dhe levdatat. Janë thjesht kortezia e protokollit. Eshtë shoqëria, shqiptarët, që në fakt i kanë të gjitha meritat.

Nuk besoj të ketë një vend të rajonit tonë, ku qytetarët me vokacionin dhe aspiratat, vlerat e parimet ku qendrojnë, të kenë shkuar shumë më përpara shumë më herët drejt Perendimit, se sa udhëheqësit e tyre.

Të gjitha ngjarjet tregojnë madje se rilindja ka qënë pengesë, e pengesë serioze në rrugën e integrimit. Sfidat më të vështira që ka hasur dhe përballet edhe sot vendi ynë, janë korrupsioni dhe krimi e lidhjet e tij me politikën. Nëse dikush bën pyetjen se kush është burimi më i madh për këto dy fenomene, çdokush do të drejtojë menjëherë gishtin nga qeveria.

Po nëse qendrojmë në këtë terren, në këtë argument, është dikush që sot duhet falenderuar për kontributin në këtë drejtim. Eshtë Opozita, Partia Demokratike, dhe kjo duhet thënë pa droje, pa asnjë kompleks. Në këtë sens, ne kemi bërë më shumë se qeveria për integrimin. Aferat më të mëdha korruptive sot, të cilat shënohen si rekorde të luftës që po i bën drejtësia, janë zbuluar dhe janë denoncuar, madje edhe referuar nga Opozita. Në asnjë rast të vetëm qeveria nuk ka prodhuar një kontroll, një audit, ku të ketë gjetur shkelje e të jetë “vetkorigjuar”

Edi Rama reagon gjithnjë pas vaktit, dhe hajdutëritë e mëdha e ka zakon t’i emërtojë si gjëra të vogla, si fruta. Kush më shumë se sa ne, se sa Opozita ka luftuar me krimin, me bandat, me grupet e rrezikshme mafioze të lidhura me qeverinë.

Një betejë pa ndalim dhe jo me pak kosto, jo me pak sakrifica. Një sakrificë është dhe këndi nga ku po shkruhet ky shenim, me laps e me letër. Ky pozicionim nuk ishte një spontanitet, një produkt rrethanash, aspak. Por, një zgjedhje, një vlerë që u mbajt në mënyrë konsistente, pa hezitim, në 12 vite. Skena publike dhe politike sot është më e pastër prej angazhimit pa kompromis të demokratëve. Me denoncime me emra me fakte, ja dolëm që shumë të inkriminuar dhe banditë të ktheheshin atje ku e kishin vendin. Cila ishte zgjedhja e qeverisë dhe e kryeministrit në këtë rast? Të gjithë e panë së fundmi, listën e deputetëve të Durrësit. Si qe bërë përzierja, si qenë vendosur emrat, dhe kush kishte lobuar për vendet e sigurta. Me firmën e kryetarit të PS, krimi i organizuar ja ka dalë të dërgojë njerëzit në sallën më të lartë kushtetuese, aty ku bëhen ligjet e vendit. Nga kjo pikpamje, është Opozita, janë demokratët që kanë gjakuar për Europën. Janë qytetarët që kanë dhënë mundin e punën e tyre. Eshtë shoqëria që ka kulturalisht busullën kah perendimi. Eshtë dhe qeveria që ka ngritur çdo herë pengesa.

Rezultati? Kemi nisur bisedimet, por 12 vite me vonesë. E sot pas 12 vitesh despoti është vlera më antieuropiane që ka Shqipëri

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 26/10/2024 16:28

    Ne menduam se po ndryshoje ne burge po qenke vertet idiot e paske ne shpirt mashtrimin si babi jot komunisti sali..dhe mos e quaj veten hero si I burgosur politik je nje cope mashtruesi burgu eshte edhe per mashtruesa tip babale si puna jote.

    Përgjigju
  • Linda: 26/10/2024 14:44

    Salianjit ja paskan dhene " deponin" per dhimbjen e truve paska rreshqit fare! E besonte ky se Xhixho dashnorja Likes nxorri te digjte karriget per te apo dashnorja kriminel Berishes Tabaku grabitqarja oligarja shkoi ne Bruksel per ta liruar nga burgu?? Ato intrigante ato hajdute kane probleme shumme te medhaja me drejtesin dhe bejn levizje per te shpetuar veten,familjaret dhe fshirjen e gjurmeve te miliardave qe kane grabitur!!Te gjithe ne rresht nje nga nje perpara drejtesis dhe ishalla nuk u lene asnje karrige ku te ulen tja u sekuestrojn te gjitha pasurit dhe Dumes gjithashtu se dhe ajo ka vjedhur bashk me Salianjin dhe Berishen!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj -Fier: 26/10/2024 14:01

    Ervin(babale) shpifsi b..lëpirsi NON GRATËS: 1.Në burg të FUTI SALIU E JO RAMA.Ai nuk e harron 8 janarin 22 me HURIN TËND NË DORË.Ti e hëngre burgun që SALIU TË KISHTE NJË KAUZË POLITIKE.Nuk mendoja që të ishte kaq BURDOLLA,SHPIFS,SHERRXHI,HIPOKRIT.! 2.Nëse do kishje dal kundër Sb pro SHBA,BE nuk do të ishte në burg. 3.PD me non gratën nuk vjen kurrë në Pushtet.Nuk i biet MURIT ME KOKË SIÇ BËN RRUMPALLA KUNDËR SPAK GJKKO,AMERIKËS,ANGLISË,BE..GJITHË BOTËS DEMOKRATIKE.VETËM TË MARRËT DALIN KUNDËR TË GJITHVE..! - Ne e dimë se Sb është i tillë që në vitet 1970,por nuk po dim që të gjithë ata posht BALLKONIT 8 TË ISHIN TË TILLË..b..lëpirs për 1 karrige.Turpi i mbuloftë. 4.DERI 2029 EDI DO JET KM I VËNDIT..PASI NUK KA PD,OPOZITË E TREDHUR NGA PËRBINDSHI I VIÇIDOLIT ME 101 KRIME 1991-2021 ELBASAN. 5.GOZHDA AMRRIKANE ËSHTË VDEKJE PËR SB IM..FAMILJARIDHT POR EDHE PËR ATA QË I SHKOJNË PAS SI ZOG THIU,si dikur pas Enverit 46 vite. 6.Kujdes MËNDJEN O "BABALE"..!

    Përgjigju
  • Vlora: 26/10/2024 13:41

    Po rri mor burre rehat rehabilitou aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari