Një helikopter i forcave ushtarake greke i angazhuar me operacionin për shuarjen e zjarreve u rrëzua dhe shpërtheu në flakë duke shënuar dy viktima. Mediat greke shkruajnë se aksidenti ndodhi në zonën e Platanistos, dhe dyshohet se dy pilotët.

Periklis Stefanidis, 27-vjeç dhe Christos Moulas, 34 vjeç kanë humbur jetën. Ky i fundit sipas mediave priste të bëhej baba pasi gruaja e tij ishte shtatzënë në muajin e tretë. Mjeti ajror Canadair tip CL-215, sapo ishte furnizuar dhe po shkarkonte ujë në një vatër zjarri, kur shikohet që humb kontrollin pasi krahu i tij i djathtë prek me një pemë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë se avioni është përplasur pas kodrës në fshatin Potami me pjesën e përparme të tij e cila është shkatërruar në pjesën e kabinës së pilotëve. Ushtria greke shpalli tri ditë zie ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka shtyrë vizitën e planifikuar në Qipro.

 
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Avioni u rrëzua teksa po shuante flakët, konfirmohen të vdekur dy pilotët grekë, 34 dhe 27 vjeç

 

Janë konfirmuar të vdekur dy pilotët që ndodheshin në avionin zjarrfikës, që u rrëzua në zonën e Karystos në Greqi, teksa ishin në mision për shuarjen e flakëve.

Mediat greke bëjnë me dije se kanë humbur jetën dy pilotët, Christos Moulas, 34 vjeç dhe Periklis Stefanidis, 27 vjeç. Pas lajmit të trishtë, Forcat e Armatosura kanë njoftuar tre ditë zi në nder të tyre.

Avioni u rrëzua teksa tentonte të shuante flakët në këtë zonë, ndërsa pamjet dramatike janë transmetuar në lidhje direkte në disa media helene.

27-vjeçari, Periklis Stefanidis, me origjinë nga Selaniku, ishte pilot i Forcave Ajrore dhe që në moshë të vogël kishte ëndërr të griste valët me avionin e tij.

Ndërsa 34-vjeçari Christos Moulas kishte pasion avionët dhe udhëtimet dhe shpeshherë publikonte foto të fluturimeve të tij në rrjetet sociale.

Ai ishte i martuar por fatkeqësisht nuk arriti të shijonte gëzimin e atësisë pasi gruaja e tij është 3 muajshe shtatzënë.