Po të kishte bombardime çfarë do bënin?! Rama: Edhe bankat hapur në 2 oraret që mund të dalin qytetarët

Po të kishte bombardime çfarë do bënin?! Rama: Edhe bankat hapur në 2 oraret që mund të dalin qytetarët

Me kufizimet e reja të lëvizjes së këmbësorëve, kryeministri Edi Rama u kërkon edhe bankave që të hapen vetëm në oraret  06.00 - 10.00 në mëngjes dhe nga ora 16.00 - 18.00 pasdite.

"Bankat kanë hall se s’do iu shkojnë njerëz gjatë ditës në sportele, meqë nga nesër do të ndalohet lëvizja në këmbë nga ora 10.00 deri në 16.00? Ta kuptojnë edhe bankierët se jemi në luftë dhe t’i hapin sportelet nga ora 06.00 - 10.00 në mëngjes dhe nga ora 16.00 - 18.00 pasdite! Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithë duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vockël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën! Po të kishte bormbardime gjatë orarit të ndaluar çfarë do bënin bankat? E pra, fakti që nuk i shohim bombat që edh armiku drejt nesh, nuk do të thotë se nuk jemi nën bombardim! Adaptohuni miq! Kjo nuk është lojë po luftë!", shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Vetëm 2 orare për të dalë nga shtëpia...pa persona të tjerë në krah! 10 mijë lekë gjobë dhe përjashtim nga paketa financiare


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka