Policia ka vënë në pranga dy persona në Himarë, pasi janë konstatuar duke vjedhur banesën e një shtetasi.
'Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Himarë, duke tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi.'- njofton policia.
Sakaq një pranga të policisë është vënë edhe shtetasi G.M, 31 vjeç banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.