Një 27-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë së Sarandës. Erind Yzeiraj u kap në fshatin në fshatin Xarrë, duke transportuar me automjet, 13 emigrantë nga Egjipti, kundrejt pagesës.
Sipas policisë emigrantët e paligjëshëm dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga kufiri me Greqinë.
Blutë sekuestruan automjetin si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve intensive dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Distanca”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi: E. Y., 27 vjeç, banues në Patos.
Ky shtetas u kap në flagrancë, gjatë natës, në fshatin Xarrë, duke transportuar me automjet, 13 emigrantë nga Egjipti, kundrejt pagesës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, nga kufiri me Greqinë, dhe synonin të kalonin ilegalisht në vendet e tjera të BE-së.
Automjeti më të cilin transportoheshin emigrantët u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
_______________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










