Një operacion anti-drogë në Spanjë, ka çuar në pranga gjashtë persona pasi u kapen në një anije peshkimi pa flamur, në ujërat pranë Cape Verde në Afrikë, me 1000 kilogramë kokainë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se mes gjashtë personave që ndodheshin në ekuipazh, dy prej tyre ishin shqiptarë, ndërsa katër të tjerë me kombësi Guajane.
Operacioni është kryer në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA (Drug Enforcement Administration) dhe Marinën Spanjolle.
Komento