3 të rinj janë arrestuar dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim në Korccë pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 27 emigrantë të paligjshëm për kalim të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Janë vënë në pranga Mehdi Gjini, 28 vjeç, banues në Tiranë; Kliton Preka 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; Besim Laçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Pas kanë marrë informacionin se me një mjet tip furgon "Volkswagen Crafter", disa shtetas po transportonin në drejtim të Tiranës emigrantë të paligjshëm, policia ka filluar ndjekjen dhe ka bërë të mundur lokalizimin e mjetit pranë fshatit Poloskë, Devoll.
"Gjatë ndjekjes, drejtuesit të këtij mjeti i është bërë me shenjë të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka braktisur mjetin, brenda të cilit u gjetën 27 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi për në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se dy shtetasit M. Gj. dhe K. P., (të arrestuar) ishin në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa shtetasit B. L. (i arrestuar) dhe A. M. (i shpallur në kërkim) ishin në rolin e transportuesve të shtetasve të huaj. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit A. M", thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Korçës njofton se në operacion kanë marrë pjesë Komisariati i Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Operacionale "Shqiponjat" në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit të koduar "Perimetri".
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.3%
-
Jo
78.9%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesha e parë e Joani Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse! E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite
23 Mars, 10:09
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)
22 Mars, 10:53
-
Korçë/ Policia aksion kundër lojërave të fatit, kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, dhjetëra të shoqëruar
21 Mars, 21:59
-
Korçë/ Romët në protestë për lirimin e Dritsonit, bashkëjetoi me të miturën, i riu rrezikon 25 vite burg! Shtyhet seanca paraprake
20 Mars, 12:02
-
Korçë/ Zjarri rrafshon stallën dhe shkrumbon të gjallë 35 derra! Fermeri: Mund të jetë edhe i qëllimshëm, dëmi rreth 90 mijë euro! Investova gjithçka, pres ndihmë nga Bashkia (VIDEO)
20 Mars, 10:15
-
Bora zuri pemët në lulëzim, agronomi këshillon fermerët në Korçë: T’u bëjmë ballë ngricave me zjarre
19 Mars, 17:11
-
Borë në pranverë, zbardhet malësia e Korçës! Pjesa tjetër nën shi, temperatura deri në 0 gradë celsius (VIDEO)
18 Mars, 09:49
-
Pogradec/ Automjeti përplas një person me biçikletë në Qafë Plloçë, dërgohet në spital
17 Mars, 12:55
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 29-vjeçari në Pogradec
17 Mars, 12:07
-
Aksident në aksin Pogradec - Qafë Thanë/ Mjeti përplas për vdekje këmbësorin 55- vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja, identifikohet dhe shpallet në kërkim (VIDEO)
16 Mars, 19:02
-
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Peleshi: PS synon 7 mandate në Korçë! Nuk kemi hyrë ndonjëherë në garë për barazim
16 Mars, 18:13