Po transportonin 70 m³ dru të prera në pyje me dy fuoristrada, arrestohet një 47-vjeçar në Maliq! Në kërkim vëllai i tij

Po transportonin 70 m³ dru të prera në pyje me dy fuoristrada, arrestohet një 47-vjeçar në Maliq! Në kërkim vëllai i tij

Drutë e sekuestruara

Një 47-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij, pasi u kapën teksa po transportonin 70 m³ dru të prera në pyje, në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrollet e ushtruara në Maliq, uniformat blu kanë gjetur të magazinuara 70 m³ dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, qëdy vëllezërit i kishin prerë në mënyrë të paligjshme.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se sasinë e druve, vëllezërit me iniciale U. Z. dhe Q. Z. po i  transportonin me dy automjete tip fuoristrada, njëri prej të cilëve pa targa.

Sasia e druve dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.   

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skandal te Liverpool, Salah përplaset me Klopp! Shokët e skuadrës e ndajnë nga sulmi fizik

VIDEO/ Skandal te Liverpool, Salah përplaset me Klopp! Shokët e skuadrës e ndajnë nga sulmi fizik