Dy të rinj në Maliq, janë arrestuar pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Efektivët e policisë konstatuan në aksin rrugor Maliq-Lozhan, automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin Kristo Muçi 26 vjeç, dhe pasagjer shtetasin Ardit Fejzaj, 29 vjeç, të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonin emigrantë të paligjshëm.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur automjetin në fshatin Lozhan. Pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në fshatin Strelcë, Maliq, janë kapur shtetasit Ardit Fejzaj dhe Kristo Muçi, së bashku me 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin me automjetin tip "Benz", në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi Kristo Muçi, ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pogradec, për të njëjtat vepra penale, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2022, në dalje të qytetit të Pogradecit, ku ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin tip "Benz", me të cilin po transportonte, kundrejt fitimit, 5 emigrantë të paligjshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari
15 Shkurt, 16:15
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët
14 Shkurt, 13:50
-
Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës
13 Shkurt, 16:54
-
Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit
13 Shkurt, 15:56
-
Maliq/ Përshtatën lokalin për të luajtur Poker, arrestohet pronari dhe bashkëpunëtori i tij
13 Shkurt, 15:00
-
Një nga ne/ La Greqinë për Mësiçkën, Dhimo Kaso i futet blegtorisë: Po vjen drejt tkurrjes, ka shumë shpenzime!
12 Shkurt, 20:03
-
Krim pasioni/ 83 vite burg për 4 autorët e vrasjes së Martin Çeços në 2022 në Maliq! 20 vite burg vetëm për vajzën që e nxori në pritë
11 Shkurt, 10:30
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit
11 Shkurt, 10:17
-
Shfaqet me sukses ‘një martesë, një divorc, një funeral’! Komedia satirike premiere në Korçë
10 Shkurt, 21:21
-
VIDEOLAJM/ Parku fotovoltaik në Devoll, ja si duket
10 Shkurt, 08:58