Po transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohen dy të rinj në Lezhë

LEZHË- Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm. Përkatësisht, njëri nga të rinjtë po udhëtonte me një mjet tip “Volksëëgen” dhe u ndalua nga efektivët në aksin rrugor Milot-Morinë, në Kurbin. Burime bëjnë me dije se shtetasi është identifikuar si F.Gj., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndërkohë, është arrestuar edhe A.B., 33 vjeç, banues në Durrës. 33-vjeçari u ndalua me një mjet tip "Citroen" në Munaz të Mirditës. Dytë rinjtë iu kishin premtuar emigrantëve kalimin në Kosovë e më pas destinacioni i tyre do ishin vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren