FIER- Në një kohë kur puna për kapjen dhe arrestimin e personave të përfshirë në aktivitetin e dhënies së ndihmës së shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufijve, me destinacion vendet e BE-së policia e Fierit ka arrestuar një person.
Në bazë të informacioneve të marra, në vendin e quajtur Poçëm në Fier, policia ka ndaluar për kontroll furgonin tip “Benz” në të cilin po udhëtonin 11 emigrantë të paligjshëm, të cilët kundrejt pagesës prisnin të kalonin kufirin drejt vendeve të BE-së.
Shoferi i furgonit, E.I 47-vjeç është arrestuar menjëherë nga policia e Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
Cdo dite arrestohen persona qe trafikojne njerez, cdo dite, po cfare populli me prirje kriminale qe paskemi qene keshtu!
Përgjigju