Një 39 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi po transportonte 15 emigrantë për t'i ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në kërkim janë shpallur 2 të tjerë.
"Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri". "Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor "Perimetri", është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit M. S., 21 vjeç dhe L. Ll., 23 vjeç, banues në Tiranë", thotë policia.
Ai është kapur nga policia në rrugën Zëmblak-Zvezdë, në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin triçikël tip "Kama" 15 emigrantët, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
"Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 39-vjeçarit M. Sh.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim", thuhet më tej në njoftimin e policisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
53.6%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 7697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë
20 Shkurt, 14:42
-
Korçë/ Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, komuniteti rom në protestë: Ne martohemi që në djep! 13-vjeçarja me lot në sy: Lirojeni, jemi pa bukë
20 Shkurt, 12:48
-
Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia arreston drejtuesin 37-vjeçar (VIDEO)
20 Shkurt, 07:11
-
Korçë, fëmijët gjejnë kallash në zonën e stadiumit, ishte mbështjellë me qese
19 Shkurt, 17:49
-
Alban Daci: Shtëpia ose ‘shtëpitë’ e emigrantit!
19 Shkurt, 13:09
-
Alban Daci: Emigrantët vetëm i kanë dhënë dhe e kanë lartësuar Shqipërinë dhe s'kanë marrë asgjë prej saj!
16 Shkurt, 16:03
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari
15 Shkurt, 16:15
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
-
Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës, Filo: Ngrohje me kosto të ulët për qytetarët
14 Shkurt, 13:50
-
Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës
13 Shkurt, 16:54
-
Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit
13 Shkurt, 15:56
Lereni shoferin asgje nuk ka bere i ka marre si taksi....
Përgjigju