Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohet 34-vjeçari në Korçë

Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm me furgon, arrestohet 34-vjeçari në Korçë

Foto ilustruese

Një 34-vjeçar është arrestuar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar me mjetin e tij 17 emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i P. L., 34 vjeç, banues në Fier, ndodhi në aksin Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.

Ai ishte duke transportuar me një mjet furgon tip "Fiat" 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndalimi i tij u bë në vijim të operacionit të koduar "Perimetri", që gjatë operacioneve të mëparshëm ka ndalur me dhjetëra emigrantë dhe ka vënë në pranga disa persona që kanë tentuar të mundësojnë kalimin e tyre të paligjshme drejt vendeve të BE.

34-vjeçari i arrestuar do të dërgohet për gjymin në Gjykatën e Korçës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion