Po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm me ‘Audi’, njëri prej tyre gjendet në bagazh! Arrestohet në flagrancë 29-vjeçari nga Korça (VIDEO)

Këtë të diel në Pogradec është goditur një tjetër veprimtari kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Gjatë aksionit është arrestuar në flagrancë 29-vjecarime iniciale E.V dhe origjinë nga Korça, pasi është kapur nga shërbimet e policisë rrugore në lagjen Nr.1, teksa po udhëtonte me automjetin e tij tip "Audi", me tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plot i Policisë: 

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit "Perimetri".

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 29-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 29 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip "Audi", tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë