Një 27-vjeçar që ndihmonte emigrantët për të kaluar ilegalisht kufirin në këmbim të pagesës, është arrestuar në Koplik.
Ai u kap në flagrancë ndërsa transportonte me automjet 6 emigrantë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.
“Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. K. ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person”, thuhet në njoftimin e policisë.
27-vjeçarit i janë sekuestruar automjeti dhe celulari. 6 emigrantët, ku një prej tyre ishte i mitur, 16 vjeç, u ndoqën penalisht.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











