Një 21-vjeçar me inicialet A.Gj., ka rënë në prangat e policisë në Kukës pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm me makinën e tij.
Mësohet se i riu kundrejt pagesës do kalonte emigrantët në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës që më pas kishin destinacion vendet e BE-së.
Sakaq, Policia Kukës njofton se i riu po i transportonte 6 emigrantët me një mjet tip ‘Hunday’. Siç shihet në pamje, policia kap një nga emigrantët në bagazhin e makinës.
Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.
Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip "Honday", emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 3440
Lajme të tjera
-
Pa rrip sigurimi në autostradën Milot-Morinë dhe me shpejtësi skëterrë, e pëson 27-vjeçari nga Kosova
20 Mars, 14:58
-
Vendrritja e Tulipanit shqiptar u shpall 'Monument Natyre', por sfidat për mbrojtjen janë të mëdha
19 Mars, 19:37
-
Nxënësit e Mitrovicës vizitojnë Kullën e Qëndresës në Kukës! Mësuesit: Lënda e historisë të futet në shkollat profesionale
19 Mars, 16:51
-
Kukës, 70-vjeçarja kujdeset vullnetarisht për lulishten e qytetit (VIDEO)
18 Mars, 18:01
-
Tulipani shqiptar merr statusin ‘monument natyre’! Drejtori i ADZM: S’do jetë më i kërcënuar nga minierat
15 Mars, 19:00
-
Dy vëllezër dhunojnë fizikisht dy mjekët në spitalin e Kukësit, arrestohet njëri prej tyre, në kërkim 41 vjeçari
14 Mars, 10:09
-
Tulipani shqiptar specie në rrezik! Qeveria shpall monument natyre zonën ku rritet në Kukës
13 Mars, 14:56
-
Kush është Namiku, kreu i bandës famëkeqe që mbushi Mbretërinë e Bashkuar me emigrantë të paligjshëm me kamionë! ‘The Times: Kaloi mbi 20 mijë ballkanas
12 Mars, 20:39
-
25 vite në emigrim, kuksiani në Londër hap restorant me kuzhinë italiane: Fillimi i vështirë, s'kishim kushte! Në shtëpi na futej shiu brenda
12 Mars, 18:51
-
Torturuan të dënuarin shqiptar, arrestohen 4 policët grekë! I burgosuri: U kërkova ujë dhe më goditën në kokë! Më vunë helmetë, të mos dukeshin shenjat
12 Mars, 18:11
-
Kërcënoi me armë 32 vjeçarin në Tropojë dhe i mori makinën! Shpallet në kërkim i riu, braktisi automjetin kur kuptoi se po ndiqej (EMRI)
12 Mars, 10:08
-
Vodhi një makinë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës! E kishte parkuar para shtëpisë
11 Mars, 12:22