Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, kapet 61-vjeçari në Korçë! Drejtonte automjetin në gjendje të dehur

Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, kapet 61-vjeçari në Korçë! Drejtonte automjetin në gjendje të dehur

Foto ilustruese

Një 61-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap duke transportuar 6 emigranten të paligjshëm në Korçë. Bëhet fjalë për Artur Kaçanin. 

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative,  për Kaçanin që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin dhe më pas ndalimin e automjetit tip “Opel”  që e drejtonte 61-vjeçarin në qytetin e Bilishtit, Devoll.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u gjetën 6 emigrantë të paligjshëm të cilët 61-vjeçari do t’i transportonte drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se Artur Kaçani e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë