POGRADEC-Arrestohet në flagrancë një person pasi po transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.
Policia Rrugore e Pogradecit kapi 40 vjeçarin me iniciale A. R., banues në Laprakë të Tiranës, teksa po transportonte me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".