Po transportonte 9 emigrantë drejt Tiranë, një i arrestuar në Pogradec

Po transportonte 9 emigrantë drejt Tiranë, një i arrestuar në Pogradec

Foto ilustruese

Një person është arrestuar pasi u  kap gjatë tentativës së tij për të transportuar 9 emigrantë të paligjshëm. Një person është arrestuar në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilët do i transportonte në Tiranë.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ndërkohë emigrantët janë shoqëruar për të dhënë deklaratat e tyre në drejtorinë e kufirit në Korçë, për të sqaruar se nga vijnë dhe kush ishte destinacioni i tyre.

Shqipëria është një vend tranzit për emigrantët nga Lindja e Mesme, të cilët synojnë të shkojnë drejt vendeve të BE-së.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve