Polica greke ka vënë në pranga një grua shqiptare. 32 veçarja shqiptare  ishte drejtuesja e  makinës ku në ngarkesë kishte 36,3 kg marjuanë.

Mësohet se policia  është vënë në ndjekje të automjeti të ngarkuar me drogë në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës.

Policia ka marrë informacionin e nevojshëm se  në mjet gjendej një sasi  droge dhe  ka mundur të  ndalojë mjetin në  Elefsina, në aksin Patra-Athinë. Nga kontrolli i policisë në mjet u gjet dhe u sekuestrua 36,3 kg marjuanë. Gjithashtu u sekuestruan një peshore , 50 euro dhe një celular. Në pranga është vënë drejtuesja e mjetit, 32- vjeçarja shqiptare dhe është shpallur në kërkim një shqiptar tjetër, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i saj.