29 emigrantë të paligjshëm në një kamionçinë, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë! Do t'i transportonte në këmbim të pagesës

SARANDË- Një 52-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë Tonin Hasa, i cili ka qenë duke transportuar 29 emigrantë të paligjshëm në një furgon.

Ai është arrestuar në kuadër të operacionit “Border 7”në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”. Hasa po i transportonte kundrejt pagesës emigrantët të cilën donin të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë