Po transportonte ilegalisht 7 emigrantë kundrejt fitimit, pranga 24 vjeçarit në Pogradec

Një person është arrestuar pasi ka tentuar të kalonte në mënyrë ilegale 7 emigrantë kundrejt përfitimit drejt vendeve të BE-së. Në pranga ra 24-vjeçari S. L, nga Elbasani, i cili gjatë kontrollit të policisë u kap në mjetin e tij tip "Toyota", ku ndodheshin dhe 7 emigrantët.

Ndalimi i tij u bë gjatë operacionit "Perimetri" të zhvilluar në fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar drejt Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim".

Për kalimin e paligjshëm të emigrantëve Report Tv ka ndjekur nga afër rrugëtim e disa prej tyre se si shpresoni të kalonin vendin tonë dhe të hynin në vendet e BE-së.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjote: 03/08/2020 13:06

    Kane nga ata qe kane foristrada te mira,dhe kalojne nga Maliqi ne Gramsh e tutje.

    Përgjigju
    • Populli: 03/08/2020 14:38

      Ka dhe andej postabllok

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb