Po transportonte ilegalisht me 'Benz' 4 sirianë, arrestohet në Kukës 68 vjeçari

Po transportonte ilegalisht me 'Benz' 4 sirianë, arrestohet në Kukës 68 vjeçari

Foto ilustruese

KUKËS- Policia ka arrestuar një 68 vjeçar me banim në Tiranë pasi po tentonte që të transportonte emigrantë të paligjshëm.

Arrestimi i 68 vjeçarit me iniciale, T. H., u bë pasi në afërsi të PKK Morinë, me automjetin tip “Benz", me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Ai do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike