LIBRAZHD- Një 33-vjeçar në Librazhd është vënë nën hetim pasi është kapur duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Ai ka qenë duke transportuar me një automjeti kamion, 12 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. 33-vjeçari K. T., është arrestuar në fshatin Katjel në Librazhd.

33-vjeçari akuzohet për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.