Kur mbeten vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për të tërhequr trupat afgane nga Kabuli, disa shtete kanë përfunduar evakuimet nga Afganistani.
Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në fazën përfundimtare të evakuimeve nga Kabuli.
SHBA do të qëndrojë deri më 31 gusht nëse kërkohet. Uashingtoni thotë se më shumë se 111,000 njerëz janë evakuuar që kur filloi transportimi ajror gati dy javë më parë
Spanja i ka dhënë fund evakuimit të shtetasve të saj. Dy avionë ushtarakë që transportonin 81 spanjollët e fundit jashtë Kabulit mbërritën në Dubai herët të Premten.
Gjermania përfundoi fluturimet evakuuese të enjten. Ushtria e vendit evakuoi 5,347 njerëz, përfshirë më shumë se 4,100 afganë
Franca thotë se, që nga mbrëmja e së enjtes, më shumë se 100 shtetas francezë dhe mbi 2,500 afganë kishin arritur në tokën franceze. Qeveria thotë se nuk do të jetë më në gjendje të evakuojë njerëzit pas mbrëmjes të së Premtes
Australia ka përfunduar përpjekjet e saj për evakuim dhe do të ndërpresë operacionet e saj në terren. Ajo ka evakuuar më shumë se 4,100 njerëz gjatë nëntë ditëve të fundit
Lajmi kryesor:
Sulmet terroriste të ISIS në Kabul, 175 të vdekur e 200 të plagosur, 13 prej viktimave, ushtarë amerikanë! Biden betohet për hakmarrje: Do ta paguani! Frikë për të tjera sulme në aeroport
