Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në shkollën nëntëvjeçare “Dan Bajrami" të rikonstruktuar pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.
"Në shkollën e rilindur nëntëvjeçare “Dan Bajrami", rrënuar nga tërmeti pas dekadash vjetërsimi dhe kthyer sot në një realitet të denjë për 400 fëmijë, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian", shkruan Rama.
Ai ka bërë edhe një lojë basketboll me nxënësit në palestrën e shkollës, ku ka mësuar nxënësit si të bëjnë kosh, teksa nuk i ka kursyer batuta.
"Është kollaj me dhënë mend, ja unë që ju jap mend juve shi sa keq jam", u tha Rama nxënësve, teksa po i mësonte dhe vetë nuk e bëri koshin e parë.
Lajmi kryesor: