TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj pasi po udhëtonin me një sasi kokaine në makinë, ndërsa njeri prej tyre u prezantua se punonjës policie.
Këta janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Ali Demi", dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja 24-vjeçarja G.T, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa 35-vjeçari F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.
Mbi G.T rëndon akuza "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", mbi F. L. "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Moskallëzimi i krimit", ndërsa ka nisur hetimi dhe për I.T, e cila ishte pasagjere në makinë për "Moskallëzimi i krimit".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.