FIER- Në një kohë kur puna për kapjen dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, policia e Fierit ka arrestuar 1 person.
Në një aksion të zhvilluar nga policia në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Levanit" kanë arrestuar A.H 34 vjeç.
Ai po udhëtonte me 6 emigrantë të paligjshëm në automjetin tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qira.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".