Po udhëtonte me ‘Smart’, përplaset me pemën dhe humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Po udhëtonte me ‘Smart’, përplaset me pemën dhe humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali

Viktima, Devinson Bregu

ITALI- Jeta e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare u shua tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Cerreto Guidi të Italisë, pasi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe u pëprlas me një pemë.

Ikja e parakohshme e të riut, Devinson Bregu, ka lënë një plagë të pashërueshme për nënën e tij Albina të cilën la pas, si edhe për vëllain e tij Louis. Prej shumë vitesh ata jetonin në Empoli, aty ku i Devinson u shkollua dhe luante në një ekip, Pontre a Elsa.

Shokët e ekipit, të hidhëruar i kanë kushtuar atij fjalë zemre “Ne e kujtojmë atë si një njeri gjithmonë i sjellshëm me të gjithë. Në i dërgojmë një puthje vëllait të tij Louis dhe një përqafim nga të gjithë ne”.

Siç shihet edhe nga fotot e siguruara, makina tip “Smart” të cilën drejtonte i riu është palosur pas pëprlasjes me pemën, duke bërë kështu që 21-vjeçari të humbte jetën menjëherë.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës