Po udhëtonte me motor, vdes në një aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Po udhëtonte me motor, vdes në një aksident 29-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Aldo Gjoka

Një 29-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Itali. Aldo Gjoka, lindur në Tiranë, por banues në Lecce në Itali, gjeti vdekjen në Torre Specchia, më 7 shtator, teksa u përplas me një makinë pasi po udhëtonte me motor.

I riu u përplas me një makinë ‘Jaguar’ që drejtohej nga një 44-vjeçar gjithashtu me origjinë shqiptare. 

Për shkak të goditjes së fuqishme, makina doli nga rruga, ndërsa Aldo Gjoka, u përplas me murin rrethues të një prone private. I riu shqiptar kishte ndërruar jetë në vend.

Motori mori flakë dhe dokumentet e të riut u shkatërruan, duke bërë të vështirë fillimisht identifikimin e tij.

Ndërsa drejtuesi i makinës, u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme dhe për t'iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 50 vjecari: 08/09/2023 22:57

    a jeni ne terezi more apo s'jeni,,,pse blini motorra kur nuk jeni ne gjwndje ri jepni...blini makina,,dhe mos shkretoni familjet...gjynah i zotit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar